Video e momentit të shpëtimit të të humburit në Paqësor dhe qenit të tij Bella që tund bishtin, kur afrohet barka e peshkatarëve meksikanë (fotot)

1 year ago 15
Reklamë

Janë publikuar së fundmi pamjet emocionale të shpëtimit të një të humburi që tentonte të kalonte oqeanin Paqësor nga Meksika teksa peshkatarët meksikanë e gjejnë në barkën e tij të bllokuar pas më shumë se dy muaj mbijetese në det.

Në pamje shihet 54 vjecari Timothy Lyndsay Shaddock, që vë duart në zemër dhe përlotet nga emocioni teksa falënderon shpëtimtarët e tij që i afrohet barkës në ujërat e Paqësorit.

Australiani i nisur nga Gjiri i Meksikës besonte se “mund të arrinte në gadishullin e Polinezisë” përmes Paqësorit por u zhgënjye keq kur mbeti në det pas disa javë lundrimi.

Kur peshkatarët gjetën barkën e tij të hënën, burri me mjekër të zgjatur dhe qeni i tij Bella që tundte bishtin nga gëzimi, u shpëtuan.

Ata thanë se kishin mbijetuar duke ngrënë peshk ton të gjallë e duke pirë ujë shiu.

Shaddock dëgjohet që falënderon peshkatarit e identifikuar nga mediat meksikane si Andrés, i cili i kërkon të dorëzojë thikën, ose armë të tjera që mund të kishte në bord.


Shaddock përgjigjet: “Jo, nuk kam droga apo armë … mund të kontrolloni gjithçka”.

Në pamje shihen momentet kur barka me motor i afrohet ‘katamaranit të të humburit’ i cili i pret me kureshtje.

Edhe qeni i tij tund bishtin i emocionuar teksa shpëtuesit afrohen.

Barka e Shaddock shihet e mbushur me mjete mbijetese, mbeturina dhe kova.

Megjithëse pak i hutuar Shaddock, i kupton njerëzit që e pyesin por nuk arrin të mbajë mend kur është nisur nga Meksika. Ai u tregon se është nisur nga La Paz dhe më pas filmi ndërpritet për pjesën tjetër të raportimit.

Nuk ka informacione për vijimin e dëshmisë së detarit të humbur që besonte se do të kalonte oqeanin Paqësor me barkën e tij.

Eksperti i mbijetesës në oqean Mike Tipton, i Universitetit të Portsmouth, tha se mbijetesa e Shaddock ishte një kombinim i fatit dhe aftësive.

“A ishte në një mjedis të ngrohte dhe nuk kishte pse të shqetësohej për ftohje apo hipotermi. Të gjitha mbijetesat si kjo ndodhin në mot të ngrohtë. Ai ka pasur një furnizim me ujë shiu dhe bëri gjënë e duhur të kufizonte aktivitetin e tij në pjesën e nxehtë të ditës, për të reduktuar djersitjen”.

Në një prej imazheve të dërguara Shaddock shihet duke buzëqeshur me një monitorues të presionit të gjakut në krah.

Top Channel

Read Entire Article