VIDEO/ E pazakontë! Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes së futbollit, vdes në spital

7 months ago 9
Reklamë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.

Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore pasditen e së shtunës, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve. Momenti kur Raharja u godit nga rrufeja është kapur në kamera.

This happened during a football match in Indonesia 🇮🇩 pic.twitter.com/JHdzafaUpV

— Githii (@githii) February 11, 2024

Top Channel

Read Entire Article