VIDEO/ Elbasan, dëbora zbardh Fushë Studen dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut

2 hours ago 42

Dëbora e parë në Qarkun e Elbasanit këtë fund vjeshte ka zbardhur një pjesë të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe Fushën Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.

Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme.

Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm.

Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit mbizotëron mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article