VIDEO/ Grabitje me armë zjarri si nëpër filma në Kosovë, dy persona të armatosur qëllojnë drejt policisë

10 months ago 6
Reklamë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 04:50 nga disa persona të panjohur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër një pike karburanti në Ferizaj të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se kur forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke shkaktuar dëmtime. Fatmirësisht, dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Veseli po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur. Po ashtu siç bëri të ditur Veseli në veturë dyshohet se ishin katër persona me armë të gjata. Ndryshe në rrjete sociale janë publikuar pamje të momentit të shkëmbimit të zjarrit mes zyrtarëve të policisë dhe këtyre personave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article