Arkëmorti i ish-deputetit Gerti Bogdani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa pritet që në vijim të zhvillohen homazhet për të.
Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.
Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb