VIDEO/ “Ishin model i shoqërisë”, flasin banorët pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec

1 week ago 47
Reklamë

Fshati Kurjan i Roskovecit është tronditur këtë të martë pasi dy vëllezërit Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj janë vrarë me armë nga bashkëfshatari i dtyre Altin Kuka 49-vjeç, ndërsa ndodheshin në lokalin e tyre duke pirë kafe.

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një sherr mes fëmijëve të autorit dhe njërit prej viktimave.

Lexo edhe :

Related Posts

Por siç thonë edhe banorët e zonës asgjë nuk mund ta jutifikojë këtë që ndodhi. Sipas banorëve autori dhe viktimat njioheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrdhënie të mira.

“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri ga banorët e zonës.

Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar në polici ku ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një fmije i cili këkronte babain e tij pas tragjedisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read Entire Article