VIDEO/ Me skafandër në kokë, hajduti futet në banesë dhe vjedh kasafortën e kryefamiljares së vetme

11 months ago 6
Reklamë

Një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk behet publik nga policia është shpallur në kërkim pasi rezulton autor i një vjedhjeje të një kasafortë në afërsi të rrugës “Siri Kodra”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, datë 1 tetor.

Hajduti shfaqet duke ngjitur shkallët për të kryer vjedhjen e kasafortës në banesën e një kryefamiljareje të vetme. Autori ngjitet me skafandër. Pasi hyn në banesë dhe merr kasafortën, hajduti zbret qetësisht, por me skafandër në kokë.
E njëjta skemë është përdorur dhe herë të tjera nga 33-vjeçari.

Ai është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes. Hera e fundit ishte 1 vit më parë kur kreu një grabitje të ngjashme me grabitjen e fundjavës.

Read Entire Article