VIDEO/ Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, dalin pamjet, momenti kur shoqërohet në polici një prej tyre

1 year ago 45
Reklamë

Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të një prej personave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendin tonë.

Në sajë të këtij megaoperacioni ku u arrestuan mbi 200 persona, shihet një i ri i arrestuar, me pranga në duar, ndërsa kundërshton ndalimin. Ndërkohë në pamje shfaqen policë të maskuar. BalkanWeb ka siguruar pamjet nga aksioni.

Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
Helikopterët janë parë të fluturojnë edhe mbi tarracat e pallateve në kryeqytet. Kujtojmë se mes të arrestuarve është edhe një polic, Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim.

Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article