VIDEO/ Melonin ‘e zë halli’ gjatë konferencës live, me një fytyrë të sikletosur vrapon drejt tualetit: Më falni, por duhet të shkojë…

10 months ago 26

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’ju kërkonte ndjesë të pranishmëve pasi duhej të shkonte me patjetër në tualet për nevoja personale.

“Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane me një fytyrë të shqetësuar që tregonte qartazi sikletin e saj, u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet. “Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”- tha Meloni.

Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit.

(*kliko këtu për videon)

Top Channel

Read Entire Article