VIDEO/ Nuk janë lodra për fëmijë, por drogë. Ja si e fshihnin lëndën narkotike trafikantët dhe e fusnin në Shqipëri

1 year ago 46
Reklamë

Në pamje të parë duket se janë lodra për fëmijë, por brenda tyre ka drogë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb një video ku shihet droga e sekuestruar, e fshehur në qese me ambalazhe që duken si karamele, por që në fakt janë kanabis në formë boçeje.

Ndërkohë, në Durrës, disa trafikatë në tentativë për të fshirë provat, hodhën kanabisin në tualet.

Po ashtu, në një tjetër rast, trafikantët kishin fshehur drogën në një kuti kursimi, e cila ishte modifikuar, ku në një pjesë kishte lekë, dhe një pjesën e poshtme të saj kishte lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestuan mbi 200 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article