VIDEO/ Pamje tronditëse! 6 të vdekur nga shpërthimet masive në Bejrut, Izraeli paralajmëron Libanin: Bombardimet do vazhdojnë

2 weeks ago 27

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan teksa Izraeli bombardonte qendrën e Bejrutit rreth mesnatës.

Goditja ishte në lagjen Bachoura, pranë parlamentit libanez, sulmi i parë ajror izraelit që goditi zemrën e kryeqytetit në këtë konflikt.

Dahieh, bastioni i Hezbollahut në Bejrutin jugor, u sulmua gjithashtu. Ushtria izraelite lëshoi ​​urdhra të reja evakuimi për disa zona të distriktit, duke thënë se do të synonte objektet dhe interesat e Hezbollahut në të ardhmen.

Sipas raportimeve, nga këto shpërthime kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, teksa Izraeli ka paralajmëruar popullin libanez se bombardimet do të vijojnë: “Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite do të vazhdojnë. Për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj, mos u kthehuni në shtëpi deri në një njoftim të dytë.”

Los sionistas esta noche están lanzando bombas masivamente sobre los barrios civiles del sur de Beirut, capital del Líbano, destruyendo al menos 4 edificios residenciales en zonas densamente pobladas.

Mientras Irán bombardea bases militares, "Israel" bombardea barrios civiles… pic.twitter.com/cEb4jbtXcG

— Daniel Mayakovski (@DaniMayakovski) October 2, 2024

Read Entire Article