Video/ Përfshihet nga sipërfaqja me grurë në Sheqeras të Maliqit, dyshimet e para

1 year ago 18
Reklamë

Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fushën e Maliqit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën torfike midis fshatrave Vreshtas dhe Sheqeras.

Burime bëjnë me dije se një sipërfaqe prej 133 hektar e mbjellë me grurë është shkrumbuar. Toka është në pronësi të bizesmenit nga Katari, Ahmet Elsakka. Flakët kanë djegur plotësisht 7-8 hektarë mbjellë me grurë. Nuk përjashtohet mundësia të jetë i qëllimshëm, por specialistë të bujqësisë bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga temperaturat e larta. Kjo nuk është hera e parë që ne këtë zonë ka pasur situata të ngjashme.

Një vit më parë nga Katari, Ahmet Elsakka mësohet të ketë marrë me qira një sipërfaqe mbi 80 hektarësh në këtë zonë, sipërfaqe e cila e ka pasur të mbjellë me misër. Këtë vit ka shtuar sipërfaqen e marrë me qira, duke e çuar në 133 hektarë, sipërfaqe e cila falë politikave lehtësuese e kanë mbjellë me grurë.

Sherbimi zjarrfikës dhe punojës të shërbimeve të Bashkisë së Maliqit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me lokalizimin e vatrave për të mos u përhapur me tej. Bizesmeni nga Katari nuk ka pranuar të bëjë komente për zjarrin duke u shprehur se do të presë konkluzionin e hetimeve të policisë.

Read Entire Article