VIDEO/ Plas grushti në parlamentin italian, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

3 months ago 18
Reklamë

Një incident është shënuar ditën e sotme në parlamentin italian, ku disa deputetë janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. Përleshja mes ligjvënësve raportohet se ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar.

Ka qenë deputeti i M5-s Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte falmurin italian ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë. Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut. Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

Read Entire Article