Video shokuese tregon grabitësit që përplasin makinën me hyrjen e argjendarisë për vjedhjen e $300 000 bizhuterive (fotot)

1 year ago 62
Reklamë

Një video tronditëse tregon momentet një bandë grabitësish përplasin makinën e tyre me dyert e një argjendarie ne jug të Kalifornisë në mesin e ditës, para se të sulmojnë pronarin me karrige dhe të vjedhin rreth $300,000 mallra.

Incidenti ndodhi në fundjavë në dyqanin Rodeo Jewelers, në zonën La Verne të Los Angeles.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga rrjeti vendas ABC 7, tregojnë makinën e bardhë Honda që thyen dyert e blinduara të dyqanit, duke shpërndarë kudo copa xhamash dhe materialesh.

Katër të dyshuarit e maskuar, me çekiçë të rëndë ne duar, dalin nga makina dhe menjëherë nisin të thyejnë vitrinat e mbetura për të grabitur mallin.


“Duket si një grabitje filmash,” tha kreu i policisë së La Verne, Cory Leeper. “Ata njihnin zonën dhje kishin përgatitur një plan, që e ekzekutuan me gjakftohtësi”.

Pronari i argjendarisë ishte prezent në kohën e grabitjes dhe u përpoq të ndërhynte por siç shihet në videon e rrallë, një nga grabitësit e sulmon me karrige.

Banditët shihet që përdorin dhe çatinë e makinës për të kompletuar vjedhjen ndërsa u larguan me një tjetër makinë, një Nissan Altima të parkuar aty pranë.

Grabitja në La Verne vjen disa ditë pas një sulmi të ngjashëm disa kilometra larg në një bizhuteri në Claremont dhe policia po heton nëse dy krimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Top Channel

Read Entire Article