VIDEO/ U dhunua për vdekje pas sherrit në lokal, momentet e fundit të të jetës së 42-vjeçarit në Pogradec

1 month ago 13
Reklamë

Janë publikuar pamjet e mometeve të fundit të jetës së Eglantin Progës. 42-vjeçari u dhunua për vdekje në lokalin e të atit në Pogradec.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia fillimisht nuk e raportoi ngjarjen si vrasje, por tha se Proga kishte qenë në gjendje të dehur dhe ishte rrëzuar.

Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Se bashku me të dyshuari kryesor Denis Mece nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”. /vizionplus.tv

Read Entire Article