VIDEO/ U qëllua me armë nga 42-vjeçari, publikohen pamjet nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

11 months ago 12
Reklamë

‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet e momentit të plagosjes së inspektorit të forcave speciale “Shqiponja”, Edlir Alleshi.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në “Kinostudio” në Tiranë, ku dy patrulla kanë konstatuar një person të dyshimtë dhe kanë kërkuar të ndalojë për kontroll fizik pasi kishin marrë raportime se ishte i rrezikshëm. Kur i ka kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe është larguar me vrap duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të tij. Forcat “Shqiponja” po lëvizin në trotuar në drejtim të mjetit të autorit Klerent Bozhanajt kur ky i fundit hapi zjarr. Për pasojë u plagos efektivi Edlir Alleshi, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kurigjikale.

Dje u bë e mundur arrestimi i 42-vjeçarit Klerent Bozhani, ku u angazhuan 600 forca policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article