Sado e pabesueshme që të tingëllojë, një mjeku kinez iu sos durimi duke goditur pacienten me grushte teksa ajo po lëvizte gjatë operacionit.
Incidenti tronditës raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, sipas Daily Mail, por u bë virale në mediat sociale kineze këtë javë. Mjeku kinez i paraqitur në video e goditi me grusht pacienten e tij 82-vjeçare tre herë në fytyrë gjatë operacionit të saj në sy.
Ekipi i spitalit është deklaruar se sjellja e mjekut ka ardhur pasi pacientja nuk ndalonte së lëvizuri gjatë operacionit.
Ngjarja e pabesueshme ndodhi në spitalin në Guigang, një qytet në Kinën jugperëndimore, 482 kilometra në perëndim të Hong Kongut.
Gruas 82-vjeçare iu dha anestezi lokale, gjatë së cilës ajo zhvilloi një reaksion alergjik, duke bërë që ajo të tundte kokën disa herë, raporton BBC . E moshuara pësoi mavijosje në ballë nga goditjet, thanë autoritetet.
Drejtoria e spitalit të qytetit kërkoi falje për incidentin dhe i pagoi 63 euro dëmshpërblim pacientes, sipas djalit të saj. Dje, autoritetet spitalore deklaruan se kanë shkarkuar drejtorin ekzekutiv dhe kanë pezulluar kirurgun.
Top Channel