VIDEO/ Zjarr i madh në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, përfshihet nga flakët një biznes

3 weeks ago 37
Reklamë

Një biznes i përpunimit të lëndëve drusore është përfshirë nga zjarri në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, ku si pasopjë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një biznes i përpunimit të lëndeve drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Njoftimi:

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article