Videoja interesante tregon se si funksionon një “tualet vetë-pastrues”

5 months ago 4
Reklamë

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen njerëzit gjatë përdorimit të tualeteve publike, është se ato shpesh janë të papastërta.

Kjo është arsyeja pse disa vende po punojnë në ndërtimin e tualeteve që pastrohen vetë, përcjell Telegrafi.

Siç tregon edhe emri, tualetet publike vetë-pastruese kanë elemente dizajni që pastrojnë dhe dezinfektojnë tualetin pa e pasur nevojën e ndihmës së njeriut.

Së fundmi, një video e publikuar në rrjete sociale tregon procesin e vetëpastrimit të një tualeti të tillë në Paris.

“Kështu funksionon një tualet publik i vetë-pastruar në Paris”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Nga videoja, shihet se dera e banjos mbyllet automatikisht dhe guaca e tualetit futet brenda murit. Më pas uji del në dysheme dhe pasi të pastrohet dera hapet sërish.

Pamjet kanë grumbulluar miliona shikime duke lënë përdoruesit të magjepsur nga procesi.

“Këto na duhen kudo. Megjithëse mund të krijojnë radhë të shumta”, shkroi një përdorues.

“Duket magjepsëse! Është e mahnitshme se si inovacioni po transformon përvojat tona të përditshme. Gjetja e mënyrave për t’i bërë objektet publike më të qëndrueshme dhe efikase është një hap drejt një jetese urbane të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme”, tha një tjetër. /Telegrafi/

This is how a self cleaning public toilet in Paris works 🇫🇷 pic.twitter.com/ZOL5rscehJ

— H0W_THlNGS_W0RK (@HowThingsWork_) April 6, 2024

Read Entire Article