VIDEOLAJM/ Nis puna për ndërtimin e rrugës që të çon drejt kampit të refugjatëve, ja çfarë po ndodh afër Gjadrit

6 months ago 2

Pamjet që shihni vijnë nga fshati Kakariq afër Gjadrit, ku do të ndërtohet një prej kampeve ku do të vendosen emigrantët, siç e përcakton dhe marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë.

BalkanWeb publikoi dje lajmin se kishte nisur nga puna për ndërtimin e këtij kampi.

Ndërkohë, sot LSA sjell disa pamje ku shihen mjete te tonazhit të rëndë, që janë stacionuar në këtë zonë, ndërsa po punojnë për ndërtimin e rrugës që do të çojë drejt kampit që do të jetë Gjadër. Pasi të ndërtohet rruga, do të nisë puna dhe brenda kampit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article