Viktoria’s Secret bën bashkë modelet ikonë

1 year ago 25
Reklamë
20:08 10/08/2023

Kompania ka prezantuar koleksionin e ri të të brendhmeve

“Victoria’s Secret” ka bërë bashkë modelet më ikonike të saj për koleksionin e ri të të brendshmeve të quajtur “The Icon”.

Në videon e publikuar së fundmi, shihen supermodele të njohura si, Gisele Bündchen, Naomi Campbell, dhe Adriana Lima.

Së bashku me supermodelet e rikthyera në fushatën e re “Icon” janë edhe bukuroshet Adut Akech, Hailey Bieber, Paloma Elsesser, Sui He dhe Emily Ratajkowski. Ky koleksion është një përpjekje e rradhës e firmës për të fituar sa më shumë blerës të rinj.

Pasi u përball me vite të tëra me një rënie të shitjeve dhe reagimeve të vazhdueshme për mungesën e diversitetit, “Victoria’s Secret” më në fund pranoi kritikat dhe doli me një mënyrë të re të promovimit të markës duke përfshirë modele të përmasave të ndryshme.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article