Vin Diesel akuzohet për sulm seksual ndaj ish-asistentes

8 months ago 23
Reklamë
12:55 22/12/2023

Ajo ka deklaruar se ngjarja ndodhi në vitin 2010 në një hotel

Ish-asistentja personale e aktorit amerikan Vin Diesel ka paditur yllin e “Fast & Furious” dhe e akuzon atë për sulm seksual. Padia e  Asta Jonasson e cila u ngrit në Los Anxhelos pretendon se ngjarja ndodhi në një hotel në Atlanta gjatë xhirimeve të filmit  Fast Five në vitin 2010.

Vetëm orë pas ngjarjes, në padi thuhet se ajo u kontaktua nga motra e aktorit Samantha Vincent e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit “One Race Films” dhe u pushua nga puna.

Ajo ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit. Përveç dhunës seksuale, në padi përfshihen akuza për diskriminim gjinor dhe shqetësim emocional.

Vetë aktori i njohur ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article