Vitamina që duhet të konsumoni për të mbrojtur mushkëritë

1 year ago 26
Reklamë

Shpesh, kur ndjeni ankth ju sugjerohet të merrni frymë thellë.

E njëjta gjë kur jeni në një mjedis natyror, për të mbushur mushkëritë tuaja me oksigjen të çmuar. Por si do të merrni frymë thellë nëse nuk keni mushkëri të forta? Peizazhet e mëdha urbane, me atmosferën e tyre të ndotur, si dhe zakonet e dëmshme, si pirja e duhanit, dëmtojnë shëndetin e mushkërive tuaja, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Një studim i ri ka nxjerrë një gjetje të rëndësishme: Ju mund të mbroni shëndetin e mushkërive duke u siguruar që trupi juaj të ketë mjaftueshëm një vitaminë të caktuar, por sigurisht nëpërmjet ushqyerjes së duhur.

Hulumtimet e publikuara në ERJ Open Research sugjerojnë në mënyrë specifike se ata që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës K mund të jenë në rrezik të shtuar për shëndetin e dobët të mushkërive . Mungesa e vitaminës është shoqëruar, me kushte të tilla si astma dhe sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD).

Deri më tani, dihej se vitamina K, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat, është jetike për koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në shërimin e plagëve. Roli i tij në shëndetin e mushkërive, megjithatë, mbeti i paqartë deri vonë.

Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtarët danezë nga Spitali Universitar i Kopenhagës dhe Universiteti i Kopenhagës, përfshiu më shumë se 4,000 pjesëmarrës të moshës 24-77 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan spirometrisë, një test që vlerëson funksionin e mushkërive, dhanë mostra gjaku dhe plotësuan pyetësorët, duke dhënë informacion për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës.

Nga mostrat e gjakut, studiuesit përdorën një shënues specifik ( dp-ucMGP ) për të identifikuar nivelet e vitaminës K në trup.

Top Channel

Read Entire Article