Vjen reagimi i inxhinieres shqiptare Mira Murati pas rikthimit të Sam Altman në OpenAI

9 months ago 18
Reklamë

Inxhinierja shqiptare Mira Murati që mban pozitën Shefes së Teknologjisë në kompaninë e OpenAI ka bërë një reagim në rrjetin social X, pas rikthimit të Sam Altman në pozitën e CEO-s.

Murati, e cila udhëhoqi projektet sikurse ChatGPT dhe DALL-E, ka shpërndarë një postim të OpenAI ku bën të ditur kthimin e Altman dhe bashkangjitur postimit ka vendosur një emoji të zemrës; duke mirëpritur vendimin, transmeton Telegrafi.

Mira, Sam, and Greg walking back into the office pic.twitter.com/8BZlUlgdz8

— Piñata Farms: The Meme App (@pinatafarms) November 22, 2023

Inxhinierja shqiptare ishte përndryshe një kritike e zëshme e shkarkimit të Altman nga pozita e CEO-s, derisa pati bërë një postim në rrjetin social X duke thënë se kompania nuk është asgjë pa njerëzit e saj.

Qindra punëtorë të OpenAI gjithashtu patën kërcënuar se do të largoheshin nga kompania në qoftë se nuk do të kthehej Altman.

Në OpenAI do të kthehet edhe ish-presidenti i kompanisë Greg Brockman, i cili dha dorëheqje pas kaosit që filloi të premten.

Ndërkaq një video që u shpërnda në rrjetin social X në formë të një meme shpërfaq rikthimin e treshes së njohur në kompani, atë të Sam Altman, Mira Muratin dhe Greg Brockman. Në video u montuan fytyrat e tre udhëheqësve të kompanisë, shkëputur nga një moment këngëtarëve të grupit të dikurshëm të famshëm Destiny’s Child. /Telegrafi/

Mira, Sam, and Greg walking back into the office pic.twitter.com/8BZlUlgdz8

— Piñata Farms: The Meme App (@pinatafarms) November 22, 2023

Read Entire Article