Vjen reagimi i parë i Encës pas lirimit

1 year ago 41
Reklamë

Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale prej se u lirua, pas arrestimit nga policia e Tiranës.

Këngëtarja ishte arrestuar më 12 shtator, pasi në ballkonin e shtëpisë së saj ishin gjetur disa vazo të mbjella me kanabis.

Para disa ditësh, Gjykata e Tiranës e liroi Encën duke i caktuar masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa të hënën ka ardhur reagimi i saj në InstaStory.

(Foto: Instagram/enca)

Fillimisht, këngëtarja e ka publikuar një simbol të zemrës për të vazhduar me falënderimin e saj për mbështetjen që i është bërë nga fansat.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan në postimin e saj.

Porse nuk ka munguar edhe një ironizim. Enca e ka shpërndarë edhe një fotografi të saj, në të cilën ka vënë në plan të parë gjoksin duke shkruar: “Ma paskan studiuar ballkonin”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/enca)
Read Entire Article