Vjena do të ketë toboganin më të lartë në Evropë, do të jetë në një lartësi prej 165 metrash

10 months ago 13
Reklamë

Tobogani më i lartë në Evropë i ndërtuar në një lartësi prej 165 metrash do të zbukurojë simbolin e famshëm të kryeqytetit austriak, Kullën e Danubit, duke filluar nga kjo vjeshtë.

Atraksioni i ri, i cili do të zbukurojë këtë kullë për të paktën tre vjet dhe do të hapet në mes të nëntorit, transmeton Telegrafi.

Siç njoftuan autoritetet vjeneze, gjatë instalimit dyorësh të toboganit të ndriçuar, e gjithë zona e Kullës së Danubit, si dhe vetë kulla, u mbyllën për arsye sigurie.

Pjesë të toboganit, e cila është vepër e artistit gjerman Carsten Holler, u dorëzuan me helikopter dhe u montuan në anën veriore të kullës në nivelin qendror në një lartësi prej 165 metrash.

Në të ardhmen, vizitorët do të mund të zbresin 15 metra poshtë në tarracën e jashtme të kullës me këtë tobogan transparent, që ofron një pamje fantastike të qytetit.

“Kërkesat nuk ishin të thjeshta. Nga njëra anë, Kulla e Danubit është monument kulture i mbrojtur dhe nga ana tjetër zbatohen standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë”, theksoi drejtori ekzekutiv i Kullës së Danubit, Hermann Krammer.

Atraksioni, i cili është një kombinim i shkëlqyer i artit dhe adrenalinës, do të përmirësojë më tej pamjen e kullës që ekziston për gati 60 vjet.

Kulla e Danubit u ndërtua në vitin 1964 dhe u krijua si pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Kopshtit të Vjenës. Ndodhet pranë brigjeve të Danubit në rrethin e 22-të të qytetit të Donaustadt. /Telegrafi/

Read Entire Article