Vjosa Osmani shtrëngon duart me Biden në New York: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme!

11 months ago 12
Reklamë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Me duart shtrënguar fortë me liderin amerikan, Osmani e konsideroi aleancën e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleancë të përjetshme të lirisë.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”– shkruan Osmani krahas momenteve të publikuara nga takimi.

Vlen të theksohet se më herët në “Top Story”, Presidentja e Kosovës deklaroi se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet. Sipas Osmanit, raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ekzistencial për Kosovën.

Për të treguar domethënien e raportit mes dy vendeve, Osmani risolli në kujtesë një pasazh nga fjalimi ikonik i Biden sa i përket pushtimit të Ukrainës.

“Në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi kush qëndron me ty.”- citoi Osmani Biden, në referencë të ndihmës që dha SHBA i dha Kosovës për t’i bërë ballë gjenocidit serb.

Top Channel

Read Entire Article