Vodhi miliona euro nga qytetarët koreanë/ Gjykata e Tiranës lë në burg gjermanin

1 year ago 11
Reklamë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin gjerman Stefan  Morgenstem i cili akuzohet nga Koreja e Jugut për mashtrim.

Përmës avokatit të tij, 61-vjeçari kërkoi masë më të butë. Gjithashtu pala mbrojtëse tha se mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Morgenstem u arrestua pak ditë më parë në Rinas teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij që udhëtonte nga Dubai.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka ndërtuar një skemë mashtrimi, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Sipas të dhënave ky grup ka mashtruar afro 2200 persona me një dëm prej 28 milionë eurosh.

Read Entire Article