Vodhi para, bizhuteri e sende me vlerë në një banesë, pranga ‘skifterit’ në Tiranë

11 months ago 27
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen shuma 8160 euro dhe sendet me vlerë (aksesorë floriri), që u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article