Volejbollistet serbe refuzojnë të luajnë kundër Kosovës

1 year ago 18
Reklamë

Kombëtarja e Kosovës e grupmoshave U22 te femrat ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë në ndeshjen kundër Serbisë.

Volejbollistet serbe refuzuan të paraqiten në fushë, gjë që nënkuptoi në fitore të menjëhershme të vashave “Dardane”, raporton KosovaPress.

Yllka Jashari dhe Merilona Avdullahu, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari fituan pikët e para të Kampionatit Ballkanik ndaj Serbisë.

Ndeshja e radhës për vashat kosovare do të jetë sonte me fillim nga ora 19:30 ndaj Rumanisë. Ky kampionat po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

Read Entire Article