Volkswagen: Nuk jemi më konkurrues

10 months ago 15

Volkswagen Group – grupi më i madh i automobilave në Evropë – është ballafaquar me disa sfida serioze, pasi marka e tij kryesore duhet të ulë kostot në një shkallë masive.

Sipas Reuters, CEO i markës Volkswagen, Thomas Schaefer, paralajmëroi stafin gjatë një takimi në selinë e prodhuesit të makinave në Wolfsburg se kostot janë shumë të larta, derisa produktiviteti është shumë i ulët, gjë që së bashku i bën makinat jo-konkurruese: “Me shumë nga strukturat tona para-ekzistuese, proceset dhe kostot e larta, ne nuk jemi më konkurrues si marka Volkswagen”, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi gjerman tani po punon në një program kursimi prej 10.9 miliardë dollarësh, ku do të përfshijë reduktime të stafit, thuhet në raport.

Sasia e shkurtimeve të kostos është mjaft domethënëse – ekuivalente me të paktën dy fabrika të mëdha. Nuk është ende e qartë se si kompania do ta arrijë qëllimin e saj, por detajet do të përcaktohen deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Read Entire Article