“Vota e tyre duhet të ishte e garantuar”, Tabaku: Diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar

1 year ago 55
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se vota e diasporës duhet të ishte një mundësi e garantuar dhe jo një temë që ende debatohet.

Tabaku tha se diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar dhe të ardhurat e sjella vendin tonë këtë vit ishin në kumin e tyre, gjatë samitit të organizuar nga gratë e diasporës Shqiptare.

“Të dhënat e fundit tregojnë që të ardhurat nga diaspora këtë vit kanë qënë në kulmin e tyre, të paktën për 6 muajt e parë kanë shkuar në vlerën e 440 mln euro, që janë të ardhurat e dyta pas turizmit në Shqipëri, që do të thotë që ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar nga diapsora në përgjithësi por dhe nga vajzat, gratë dhe zonjat shqiptare që jëtojnë atje”, tha Jorida Tabaku.

Sakaq, demokratja theksoi se duhet të ketë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët si në lidhje me votimin dhe atë të sipërmarrjes duke shmangur korrupsionin dhe duke krijuar një atmosferë konkurruese.

“Përballeni me sfida të tjera të jashtëzakonshme por ju prapë vendosni që të jeni me zemër dhe me mendje këtu dhe të investoni këtu. Shpresoj shumë që kjo vlerë e jashtëzakonshme të përkthehet në akte konkrete nga qeveria, nga Bashkia e Tiranës dhe që në fund të këtij Samiti të dalim me disa propozime. Unë jam e gatshme që bashkë me z. Krrashi që t’i kthejmë dhe në nisma ligjore në parlament, nëse ka nisma ligjore që e mbështesin punën tuaj duke nisur me një paketë fiskale dhe me lehtësira të tjera që e bëjnë mjedisin e biznesit më miqësorë për ju

Por nëse bëhemi të gjithë bashkë që të vijmë me disa propozime që t’i kalojmë në parlament, besoj do të ketë mbështetje bipartizane përtej kaheve politike”, u shpreh Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article