Vota për shkarkimin e kryekomunarëve, KQZ vendosi datën 21 prill për votime në komunat veriore të Kosovës

6 months ago 13
Reklamë

Më 21 prill qytetarët e komunave të veriut do të votojnë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Ky votim në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok e Zveçan vjen pas verifikimit të nënshkrimeve të peticionit të qytetarëve serbë.

“Në kuptim të nenit 72, të ligjit për vetqeverisje lokale për largimin e kryetarit të komunës paragrafit 1,2 dhe 3 duke marrë parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizimin në aspektin teknik të këtij procesit, sekretariati i KQZ-së konsideron që koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill 2024”, u shpreh sekretari i KQZ Burim Ahmetaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën nën kundërshtime për shkak të dyshimeve për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Duke u bazuar në ligjin për zgjedhjet që flet se cili është ky institucion por edhe te neni 139 i Kushtetutës, që thotë se ky institucion është vetëm administrues i proceseve zgjedhore dhe nuk është në kompetencën tonë që të shpallim datë të zgjedhjeve”, tha Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së.

Për të pasur sukses ky proces duhen të marrin pjesë në votim 50%+1 votues.  Pas votimi, Presidentja e Kosovës ka 45 ditë kohë për të caktuar datën e zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit.  Kryetarët shqiptarë dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të shkuar pas bojkotit të zgjedhjeve nga ana e qytetarëve serbë.

Top Channel

Read Entire Article