Vrasja e dyfishtë në Velipojë, arrestohet i plagosuri dhe një person tjetër

1 month ago 12
Reklamë

Një person është në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Velipojë, ku ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.P e po ashtu është arrestuar Zyber Zagradi, që u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.

Si ndodhi ngjarja 

Lexo edhe :

Related Posts

Ka qenë ora 21:00 kur Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit e identifikuar si Eduart dhe Gëzim Frroku.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi.

Aty pati fillimisht një konflikt më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja. Ai ishte arrestuar më 14 korrik dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngarja tragjike. /vizionplus.tv

Read Entire Article