Vrasja e Klodiana Vefës, e bija: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim, por ai heshti

11 months ago 47
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Alfred dhe Klodiana Vefa ishin divorcuar prej dy vitesh në Shqipëri, por në Itali dokumentet nuk kishin mbërritur ende. Ata jetonin në një shtëpi, pasi 37-vjeçarja nuk kishte mundësi ekonomike, teksa të dy vijonin jetët e tyre të ndarë, megjithatë debatet, që kur ajo tha se nuk dëshironte të ishte më me të, kanë qenë të vazhdueshme.

Ato momente tensioni i kanë përjetuar edhe fëmijët e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Veda, 44-vjeçari murator, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvrarë në fshatin San Casciano.

Vajza e çiftit, 14 vjeçe ka treguar dhe diskutimin me të atin, para tragjedisë.
“Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

Këto fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi.

Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga deklarimet e fëmijëve të çiftit, që tregojnë se vrasja e 37-vjeçares shqiptare ka ndodhur pas gjashtë viteve me debate e konflikte te vazhdueshme.

Duke cituar dëshmitë e dy fëmijëve, mediat italiane shkruajnë se çifti kishte debate të vazhdueshme dhe gruaja u tha se qëndronte aty për ata dhe sepse nuk kishte para për të marrë një shtëpi, por u premtoi se së shpejti do ta blinte. Sipas dosjes, djali 17-vjeçar ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article