Vrasja e shqiptarit në Selanik/ Identifikohet autori, shtetas shqiptar me precedent penal

1 year ago 26
Reklamë

Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së shtetasit shqiptar në Selanik, ngjarje e shënuar mesditen e kësaj të enjteje.

Mediat greke kanë zbuluar detaje nga hetimet që policia helenase po kryen për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autoritetet kanë identifikuar autorin dhe target e automjetit me të cilin ai po lëvizte.

Mediat greke shkruajnë se autori është një burrë nga Shqipëria i me precedent të mëparshëm penal.

Teksa hetimet vijojnë, autori është ende i lirë.

Në videot virale shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti, teksa gjatë konfliktit e godet. Më pas ai qëllohet me plumba dhe bie në trotuar.

Viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi.

Read Entire Article