Vrasja e tifozit grek, mes të dyshuarve kryesor edhe një shqiptar! Iu gjet thikë me gjak

1 year ago 11
Reklamë

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar vrasjen e tifozit 29 vjeçar në Greqi pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës.

Këtë të premte të arrestuarit e dyshuar për vrasjen me thikë dalën para hetuesve për vrasjen e grekut Michalis Katsouris.

Hetimet e autoriteteve kanë çuar në pesë të dyshuar kryesorë. Ata janë një kroat, një shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende dhe tre grekë. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin mbi vete thika të mbuluara me gjak. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.

105 të akuzuarit e tjerë pritet të lirohen në grup deri në mbrëmjen e së dielës, ndërsa 30 huliganët e parë pritet të dalin sot para hetuesisë.

30 të akuzuarit e parë tashmë janë nxjerrë para tre hetuesve për të dëshmuar. Lidhur me vrasjen janë ngritur katër kallëzime penale dhe shtatë kallëzime për kundërvajtje.

Top Channel

Read Entire Article