Vrasja për parkimin e makinës në fshat; arrestohet Paulo Mhilli, vëllai i autorit të krimit që është në arrati

11 months ago 13
Reklamë

Konflikti për një vend parkimi, ishte shkaku i ekzekutimit me kallashnikov të 33-vjeçarit  Valter Fjerza nga fqinji i tij,  mbrëmjen e djeshme ne fshatin Hot i ri të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 , ku fillimisht vëllai i viktimës Kolë Fjerza dhe autori Klodian Mhilli bashkë me 4 persona të tjerë, kanë debatuar për parkimin e një automjeti.

Debati nisi në një lokal afër banesave të tyre, me pretendimin e bllokimit të rrugës për shkak të parkimit të makinës .

Pak pas këtij debati, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet Valter Fjerza.

Në këtë moment, sapo ka parë makinën, 24-vjeçari Klodian Mhilli   ka qëlluar disa herë me kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes , autori i vrasjes dhe 4 të tjerët që e shoqëronin atë :  Aleksander Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, janë larguar me shpejtësi.

Arratia për njërin prej tyre zgjati vetëm disa orë, 22 vjecari Paolo Mhilli ra në pranga paraditen e sotme pas rikthimit në shtëpinë e tij , ndërkohë që vijon kërkimi për 4 të tjerët.

Në vendin e ngjarjes u gjet  një pistoletë që dyshohet të jetë e 24-vjeçarit Klodian Mhilli dhe 3 gëzhoja.

Read Entire Article