Vrau 29-vjeçarin pas sherrit për radhën në supermarket, 6.8 vite burg për ish-efektivin

8 months ago 4

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 6 vite e 8 muaj burg për ish-efektivin, Arbër Sula, i cili vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka, pas një sherri banal për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 14 dhjetor të vitit 2021 rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë me një vendim të datës 15 shtator të vitit të shkuar, e shpalli fajtor Sulën për “Vrasje me dashje”, duke e dënuar atë me 10 vite burg, ndërkohë që për shkak se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim zbriti në 6.8 vite.

Por, prokuroria e kundërshtoi këtë vendim, duke kërkuar dënimin e ish-efektivit me 16 vite burg, ndërsa i pandehuri kërkoi t’i ndryshohej akuza nga “vrasje me dashje”, në “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article