Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet për ngjarjen e rëndë të Himarës një vit më parë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.
Fëmija u godit ndërsa po lahej në det, nga një gomone e drejtuar nga arjan tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Tase akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.
Prokuroria thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e tij, të zonës së përcaktuar për pushuesit, si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e gomones.
Ndërsa 8 personat e tjerë, punonjës të policisë kufitare dhe bashkisë Himarë, akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit.