Vrau babain dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës, 30-vjeçari tregon detajet e tmerrshme për ngjarjen

2 weeks ago 45
Reklamë

Zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit Esmerald Balla i arrestuar për vrasjen e babait të tij Enver Balla.

Para oficerëve të policisë ai ka treguar me detaje ngjarjen, e cila perfundoi me vrasjen tragjike të të atit.

“Ne kemi nje ferme te  te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Ksihim disa lope dhe qumeshtin dhe djathin e shisnim. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnje problem.

Une kisha nisur te ndertoja nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord. Shkova te vendi per te mare leket dhe ta paguaja por pashe se mungonin 75 mije euro. I them babait” ku jane leket? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta dhe ishte hapura mbrapa. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha nje moment dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi.  Iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh” – ka deklaruar fillimisht Esmeraldi. Duke vijuar me tej rrefimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte per qellim ta vriste te atin dhe e konsideroi aksident. “Kur u shkreh arma dhe pasi pashe qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa karten dhe e hodha edhe ate ne pus. Nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e Durresit per vizite. Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Thashe ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu”,- ka thene mes te tjerash Esmerald Balla.

Read Entire Article