Vrau dhe groposi dy foshnjet e saj, arrestohet studentja italiane, detajet e krimit makabër

2 hours ago 41
Reklamë

Studentja njëzet e tre vjeçare e akuzuar për vrasjen dhe varrosjen e dy fëmijëve të saj të porsalindur jashtë Parmës në Italinë Veriore është arrestuar mëngjesin e sotëm .

E reja akuzohet për vrasje dhe fshehje të trupave. Provat vendimtare për ta akuzuar atë erdhën nga një test i ADN-së, të cilit i është nënshtruar vrasësja e fëmijëve.

Sipas dëshmive të deritanishme, fëmijën e parë ajo e ka sjellë në jetë dhe e ka vrarë një vit më parë, ndërsa vrasjen e fëmijës së dytë karabinierët e kanë zbuluar më 8 gusht të këtij viti.

Ajo i kishte futur në qese plastike dhe i kishte varrosur në kopshtin e saj familjar, në Traversetolo, pranë Parmës.

As prindërit dhe as i fejuari i saj, gjithashtu njëzet e tre vjeç, nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.

Tashmë prokurorët duan të konstatojnë nëse vërtet nuk ka asnjë bashkëpunëtor që, drejtpërdrejt apo tërthorazi, mund të ketë ndihmuar autoren./vizionplus.tv

Read Entire Article