Vrau dhëndrin në bashkëpunim me vajzën/ Mexhit Picari dënohet me burgim të përjetshëm, e bija 30 vite heqje lirie

1 year ago 117
Reklamë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili vrau në qershor të vitit 2021 ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Ndërkohë, për vajzën e autorit, Dhurata Picarin, e cila ndihmoi babain në vrasjen e ish-burrit, është vendosur dënimi me 30 vite burg.

Ata akuzohen për vrasjen e ndodhur në qershor të vitit 2021, pas një konflikti në familje.

Mexhit Picari, një ish-polic hyri në lokal dhe hapi zjarr drejt dhëndrit, ndërsa u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.

Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri i tij erdhi pas një historie të gjatë konfliktesh në familje, ku viktima dhe Dhurata Picari akuzonin njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore.

Çifti kishte tre fëmijë dhe Saliaj kishte kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij.

Dhurata Picari, e akuzuar si bashkëpunëtore e babait të saj në ekzekutimin e 41-vjeçarit Kudret Saliaj, është akuzuar më parë nga fëmijët e saj për dhunë.

Read Entire Article