Vrau kryeplakun e fshatit, gjykata e Gjirokastrës lë në burg 23-vjeçarin, i riu “kyç gojën” para togave të zeza

3 weeks ago 30
Reklamë

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt.

Po ashtu togat e zeza kanë vendosur të lënë në ‘arrest shtëpie’ Darovi Ajdini, gruan e Skënder Ajdinit.

23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj.

Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie./vizionplus.tv

Read Entire Article