“Vrau të moshuarën dhe i mori tokën”, denoncimi i Berishës: Si i grabiti biznesmeni Pëllumb Gjoka me ndihmën e Ramës 300 mijë metër katrorë në Velipojë

1 year ago 35
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me bizneset në Kukës, ndërsa shoqërohet nga kandidati për kryebashiak për këtë qytet, Emri Vata. Ai sulmoi biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka.

Berisha tha se përmes shoqërisë me Ramën, Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë paligjshmërisht në Velipojë

“Kukësi ka rezerva të mëdha minerare, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe shndërrohen në të mira për qytetarët. Keni dëgjuar këto ditë që të flitet për naftën e Shpiragut. Ata duan ta paraqesin si lugën e artë. Shpiragu ka naftë. Naftën e Shpiragut e ka sanksionuar mirë Shell. Ne vendosëm që të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt resorteve turistike malore, nga Çajupi, deri në Tamarë. Pëllumb Gjoka dhe shumë nga investitorët strategjikë të Ramës, marrin një thes me euro droge dhe shkojnë e marrin 200-300 mijë letër., Gjoka mori 300 mijë metër katrorë tokë në Velipojë. E vrau të moshuarën 90 vjeçe dhe i mori tokën me Edi Ramën. Përjashtohet nga taksat, detyrimet, ndërton parajsën e tij, të tërën mbi drogën. Të gjitha këto mrekulli të natyrës mbeten me investime të pakta.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article