Vriten dy të rinj palestinezë në Gaza dhe një izraelite në Tel Aviv

1 year ago 19

Gjatë orëve të para të ditës së sotme Hamasi ka nisur një operacion kundër shtetit izraelit duke shkrepur 5000 raketa drejt Tel Avivit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv, shkruan cnn.

Dy të rinj palestinezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në lindje të kampit Bureij, në Rripin qendror të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë të plagosurit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton aljazeera.

Israeli settlements and vehicles keep burning as Palestinian resistance forces fire more rockets toward Ashkelon. #Gaza #TelAviv pic.twitter.com/K0ENBBODNH

— Anil Khatri🇮🇳 (@anilkhatri005) October 7, 2023

Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime të njëpasnjëshme në Jerusalemin e pushtuar si dhe në zonat përreth Rripit të Gazës, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme brenda 80 km nga Rripi.

Kujtojmë se Gaza është një nga vendet më të dendura në botë, një enklavë e izoluar bregdetare me pothuajse dy milionë banorë në 225 kilometra/katror.

I qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.

Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar. /Telegrafi/

#BREAKING
Israel
Hamas is launching hundreds rockets into Tel Aviv and other cities. #Israel #Palestine #Gaza #عاجل #اسرائیل #فلسطين #سیدروت pic.twitter.com/lyO5vraYGx

— SIRAJ AFRIDI (@afridi5533) October 7, 2023

Read Entire Article