Vritet në Greqi një pushues nga Shkupi, plagoset një tjetër

1 year ago 33
Reklamë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Halkidiki të Greqisë ku është vrarë një person nga Maqedonia e Veriut dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit ku viktima ka mbetur Orhain Bagraini, 39 vjeç dhe i plagosur Sead Slezovikg, 36 vjeç.

Sipas informacioneve të para nga Policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në banesë me qira, prej të cilës do dilnin sot.

Ata ishin pronarë të një kazinoje dhe një fabrike pijesh alkollike, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Pistat e ngjarjes janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.

Top Channel

Read Entire Article