Vuçiç mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin e Banjskës: Frikacakët më sulmojnë familjen

11 months ago 49
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin kundër policisë së Kosovës më 24 shtator. Reagimi i Vuçiçit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin e Banjskës mori pjesë Millorad Jevtiç, që sipas tij, njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të djalit të presidentit serb.

PRESIDENT I SERBISË

“Karakteristika e parë e frikacakëve që e sheh çdo njeri është kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehtë. Danilo, natyrisht, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e OKB-së.”

Presidenti Serb ka vijuar reagmin e tij duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti si shkaktarin e ngjarves së Banjskës. Që prej 24 shtatorit, autoritetet e Ksovës kanë publikuar vazhdimsht dëshmi dhe prova që sipas tyre vërtetojnë përfshirejn e beogradit zyrtar dhe presidentit aleksandër Vucic.

Në deklaratën e fundit për media, Ministri Xhelal Sveçla tha se është gjetur një dokument personal i Jevtiçit. Ky i fundit sipas minstrit, ka shoqëruar djalin e Aleksandër Vucic në katër nga pesë vizitat e fundit të tij në veri të Kosovës.

Read Entire Article