Vuçiç takohet me Mitsotakis: Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis Greqisë dhe Serbisë

1 year ago 13
Reklamë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u takua këtë të martë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë.

Mediat helenase shkruajnë se gjatë takimit të dy liderët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Greqisë dhe Serbisë dhe diskutuan për prioritetet në të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas zyrës së kryeministrit, Mitsotakis i ka përsëritur presidentit serb mbështetjen e palëkundur të Greqisë për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, perspektivë sipas të cilit garanton prosperitet dhe stabilitet në rajon.

Nga ana tjetër, presidenti serb ka deklaruar se Mitsotakis e ka garantuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Read Entire Article