Xhaxhai i policit të vrarë: Ndjejmë dhimbje dhe krenari, nipi shkonte në punë me vullnet për të mbrojtur atdheun

11 months ago 10
Reklamë

Xhaxhai i rreshterit të ndjerë, Gani Bunjaku, shprehet i pikëlluar për vrasjen e nipit të tij nga sulmuesit në veri. Krahas dhimbjes, ai thekson se ndjen krenari që nipi i tij ra për atdheun. Në të njëjtën kohë ai falenderon çdokënd që e ka ngushëlluar, ndërsa shton se i ndjeri shkonte në punë me vullnetin për të mbrojtur vendin.

“Unë jam axha më i vogël, i Afrimit, të ndjerit. Ndjejmë dhimbje por kemi edhe krenari, sepse i ndjeri prej që ka marrë pozicionin e udhëheqjes të stacionit në Zveçan, ai me vullnetin pakufi ka shkuar në punë për ta mbrojtur atë kohë dhe të mbisundon ligji në atë pjesë të shtetit tonë. Falënderojë shtetin se është i interesuar për të na zvogëluar dhimbjen dhe të na ndihmojë në çdo mënyrë. Jam falënderues i gjithë këtyre që vijnë të na ngushëllojnë dhe ndajnë dhimbjen me neve”, ka thënë ai.

Një grup prej mbi 30 personash të armatosur kanë hapur zjarr ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, në veri, në orët e hershme të së dielës, duke vrarë një polic, ndërsa të njëjtët persona, po ashtu, kanë hyrë me forcë në një manastir ortodoks serb aty pranë, kanë pohuar autoritetet e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Serbinë për sulm terrorist.

Read Entire Article